Ish-kapiteni i madh i Spanjës dhe i Realit të Madridit shkaktoi një pështjellim të vërtetë me pak fjalë të hedhura në rrjetet sociale. Ishin tetë fjalë në një fjali, disa fare-fare të shkurtëra, por që shpërthyen si bombë. “Shpresoj që të më respektoni! Unë jam homoseksual”! Pas pak kohe, ish-portieri legjendar e fshiu mesazhin, ndërsa menjëherë nisi debati se çfarë ishte kjo. Mediat në Europë shkruajnë se ekziston mundësia që Kasijasi ta ketë shkruar dhe botuar mesazhin më shumë si përgjigje ironike ndaj komenteve që po bëhen për lidhjen e tij të mundshme me disa femra si Shakira apo Alehandra Oliveira.
Sfidanti.al