Ta gëzosh ditlindjen babi! Ky është dedikimi i Armando Brojës pas golit special që shënoi me Çelsin në ndeshjen ndaj Uolverhetonit. 15 minuta, 3 prekje dhe një gol me damkë force , duket sikur Broja edhe kur del nga stoli me “pikatore”… nuk mbahet dot. Kemi dëgjuar shumë komente për golin e Brojës nga Anglia, por nuk dimë çfarë shije i ka lënë goli trajnerit të Kombëtares, Edi Reja..
Edhe ai ka “meritë” për këtë vepër të fundit të Brojës, pasi qortimi i tij më i fresket, se “Broja nuk është për Napolin pasi është shumë individualist” paskësh qënë si drogë për sulmuesin! Në Angli thonë se po ta shikosh nga stili dhe nga forca, duket si një futbollist që ka lindur në tokën e tyre.
Në vendin e tij, në Shqipëri, atje ku do të kishin 100 arsye për t’u lëvduar me talentin e lindur, ia kanë bërë të gjitha padrejtësitë e mundshme: e kanë dërguar në tribunë në Angli, e çuan në stol me Islandën, pikerisht në ndeshjen e fundit. Ndoshta për ndonjw arsye madhore: si Individualist mund të shënonte ndonjë gol, që na prishte punë atë ditë.
Sidoqoftë,do te futen në “muzeun e mëkateve” fjalët e lajthitura të Edi Rejës, i cili ka sy e faqe të qajë hallin e Napolit se mos gabon me Brojën, kur Shqipërinë edhe pse e çoi në vendin e fundit në grup , i vuri edhe vulën: “ Kombëtares i dhashë identitet!” Siç duken bathët, na çoi atje ku kemi qënë prej vitesh…
Sfidanti.al