Belinghami është kapiteni më i ri që shënon në Champions

Erling Halandi për momentin është tjetër gjë dhe kur vjen puna te golat do të jetë gjithmonë i tillë, por gjithsesi një yll si 19-vjeçari anglez po shkëlqen tej mase. Xhud Belingham jo më kot ka ndezur një garë të ashpër për ta marrë mes Realit, Liverpulit, Man. Sitit, Man. Junajtidit e Çelsit, ndërsa kartoni i tij vitin që vjen do të jetë mbi 100 milionë euro. Si lider i Dortmundit ai shënoi ndaj Seviljes, duke u bërë kapiteni më i ri që ia del në Champions. Këtë sezon ka 3 rrjeta dhe një asist në 3 ndeshje në Ligën e Kampionëve, dhe vetëm Halandi me 5 e Sane me 4 kanë më shumë rrjeta sesa ai. Shpejt do të thyejë rekordet personale dhe do të kthehet në një personalitet.

Sfidanti.al