Reali duhet të bëjë një zgjedhje, 8 lojtarë janë pa kontratë!

Në të vërtetë, ata janë duke shlyer vitin e fundit të marrëveshjes me klubin, dhe sipas “Markës”, jo që të gjithë do të vazhdojnë. Futbollistë si Karim Benzema, Toni Kros, Luka Modriç apo Naço përfundojnë akordin në qershor 2023. Drejtuesit kanë bërë një punë të mirë deri tani sepse kanë rinovuar me Vinisiusin, Rodrigon dhe Militaon, por pritet të shihet sesi do të “shoshiten” ata që mbeten. Benzema do të vazhdojë, por çfarë mund të thuhet për Krosin që ndoshta dëshiron të mbyllë karrierën, ndërsa Modriç do të jetë duke i afruar moshës 38-vjeçare.

Sfidanti.al