Lajmi është i mirë, por përgjysmë. Një sulmues shumë i zoti si Federiko Kieza e bëri më në fund rikthimin në stërvitje pas rreth 9 muajsh mungese, por edhe ky kthim nuk është i plotë. Kieza është stërvitur pjesërisht me shokët, ndërsa formën do ta marrë dalë nga dalë. Sipas parashikimeve, sulmuesi i Italisë do të mund të kthehet në fushë në fillim të nëntorit, ndërsa nuk dihet qartë nëse do të mund të jetë i dobishëm për Juventusin deri para fillimit të Kupës së Botës. Në fund të fundit, kjo do të thotë se deri në janar, italiani mund ta ndihmojë ekipin vetëm fare pak.
Sfidanti.al