Trajneri Simone Inzagi pak a shumë e ka përcaktuar formacionin, ndonëse ka ende ndonjë dyshim. Në sulmin e Interit ndaj Romës do të jenë Xheko e Lautaro Martinez, ndërsa në rolin e regjisorit do të jetë Kristjan Asllani. Shqiptari 20-vjeçar besohet se do të marrë shansin në përballjen e fortë të nesërme në orën 18:00, ndërsa në mesfushë do të jenë edhe Çalhanoglu e Barela dhe Dimarko e Damfris nga krahët. Asllani, sipas mediave italiane, do të jetë në fushë mes Açerbit në mbrojtje dhe Xhekos në sulm, ndonëse Inzagi ende mendon se mund të aktivizojë Henrik Mkitarianin në vend të mesfushorit shqiptar.
Sfidanti.al