Shpresa e trajnerit Pioli, e shokëve të skuadrës dhe e tifozëve është që ai të vazhdojë ashtu. Sandro Tonali po e vërteton potencialin e tij, për të cilin Milani e mori nga Bresha. Mesfushori është kthyer në një pikë referimi, thuajse e pazëvendësueshme në skemat e kuqezinjve, dhe jo vetëm është i zoti në pasime, në gjuajtje, dhe në organizimin e lojës në përgjithësi, por edhe në lojën pa top. Sipas “La Gazeta delo Sportit”, Tonali vrapon 10.8 km për çdo ndeshje mesatarisht, dhe e përditshmja milaneze po e krahason me një tjetër yll me numrin 8 që ka luajtur me Milanin, Xhenaro Gatuzon. Ky i fundit, njihet si “luftëtari”, ndërsa Tonali vlerësohet më shumë për talentin, por ja që “ia thotë” edhe për vrap.
Sfidanti.al