I tillë është pra bilanci i kohëve të fundit. Deri pak kohë më parë, Juventusi është cilësuar si klubi që drejtohej më mirë se të gjithë të tjerët në Itali, të paktën mes klubeve të mëdhenj. Gjithsesi, këto kohë lavdëruese kanë mbetur prapa. Të dhënat financiare janë që vetëm në 3 vitet e fundit “Zonja e Vjetër” ka humbur rreth gjysmë miliardi euro, i tillë është ekuilibri që nga ana tjetër nuk ka sjellë suksese, pasi Juvja ka 2 vjet që nuk del kampion, ndërsa eliminohet në Champions pa arritur dot as çerekfinalet. Vetëm sezoni i kaluar, 2021-2022 doli me 254.3 milionë euro humbje!
Sfidanti.al