“Pedri, mos u dëmto”, “Pedri, shënjestroje më shumë portën”, “Pedri, bëj një hap përpara”. Këto janë këshillat e trajnerit për atë që cilësohet “pasardhësi i tij”, pasi luan pak a shumë si organizator, ashtu siç ka qenë vetë Ksavi në skuadrën e famshme katalanase. Pedri është kthyer në lojtar-kyç për skemat e tij, ndaj edhe shpresa është që të mos lëndohet. Ndërkaq, kur vjen puna tek dëmtimet, Barcelona i ka vuajtur shumë ndeshjet e kombëtareve pasi me probleme u kthyen Arauho, Kunde, Depai, De Jong apo Dembele. Për fat, nuk pësuan gjë 6 lojtarët e Spanjës ndër të cilët ishte edhe Pedri, dhe që u mundën në shtëpi nga Zvicra.
Sfidanti.al