Duhen edhe pak kohë deri në Kupën e Botës, dhe dy ekipet në fushën e lojës dolën me mendime dhe nevoja të ndryshme. Anglia është në fazën e provave për në Katar, ndërsa trajneri Garet Sauthgejt është nën presion, ndërsa Italia dëshiron nëçdo rast që të bëjë të harrohet kujtimi i rëndë i eliminimit nga Maqedonia e Veriut në plej ofin e Botërorit. Me gjasë kjo ishte arsyeja që Të Kaltrit fituan 1-0 në fushën e tyre duke u dhënë kënaqësi tifozëve, dhe duke bërë që Anglia të binte nga Niveli A i Ligës së Kombeve. Edicionin tjetër, skuadra e “luanëve” do të jetë “shoqe” me Shqipërinë që e ka të sigurt Nivelin B, edhe nëse del në vend të fundit në grupin e saj. Mediat angleze shkruajtën të pakënaqura se nënkampionët e Europës kanë 400 minuta pa shënuar gol nga aksioni, ndërsa me Italinë kanë që nga viti 1978 që nuk fitojnë një ndeshje zyrtare, e miqësoren e fundit e kanë fituar në 2012.
Sfidanti.al