Cila Kombëtare tjetër do të kishte më shumë arsye të shkonte në “tokën e shenjtë”, për t’u ndeshur me Izraelin, dhe të mos shkonte tek “Muri i Lotëve” për tu falur. Kur fituam disa vite më parë me 3 gola, lutjet për faljen e mëkateve na u shndërruan në gola, dhe as më shumë e as më pak tamam 3 gola sa na bëri dhe Izraeli në Tiranë.
Por kjo ndeshja kësaj radhe ka një kleçkë, ujdia për fitore dhe humbje të barabarta, nuk vlen më ! Nuk na bën punë as rezultati 1-2 në favorin tonë, po aq sa kanë fituar ata në Tiranë, sepse na duhen dy gola diferencë, që më pas të barazojmë për 7 palë qejfe me Islandën! Edhe pse pwr tw mbushur stadiumin “Air Albania” do tw thuhen shumw pwrralla me gola…
Ishalla “muri i shenjtë” na dëgjon edhe këtë herë, sepse halli jonë është më i madh se halli i tyre. Nëse do të fitonim aq sa duam, të gjithë do të shpalleshin heronj, tamam si atëhere me Armeninë. Le të thonë sa të duan, se golat nuk erdhën nga skema e ndryshuar e trajnerit Reja, le të thonë se edhe premio me 15 mijë euro është stisur si maskë mbulese, le të thonë edhe të “vërtetetën e ndaluar” se këtë radhë kanë hyrë në lojë edhe “bomberat” që na çuan në Europian…
Sfidanti.al