Barcelona .. me kërcënimin për lajmin e Mesit!

Klubi katalanas po u ngjan autoriteteve aspak të lavdishme në vendin tonë  me reagimin që pati pasi “El Mundo” botoi si lajm të madh atë që e quante kontrata që dëshironte Mesi në “Kamp Nou” në 2020. Shifrat janë ato që shkruhen, dhe nuk e dimë sesa janë të vërteta për një total prej 555 milionë eurosh, por reagimi i Barcelonës ishte si ai i prokurorisë shqiptare që kërcënoi mediat me ndjekje penale nëse do të botojnë informacionet sekrete (që nuk janë më aspak të tilla), dhe që janë vjedhur nga hajdutët kibernetikë, për të cilët thuhet se janë nga Irani.

Sfidanti.al