Karl-Hajnc Ridël: Gjermania mund të arrijë në finale në Botëror

Legjenda e futbollit të viteve 80-të e 90-të mendon se gjithçka mund të ndodhë në Katar, ndonëse beson se shanset e ekipit të trajnerit Hansi Flik janë të mira. “Gjermania ka një kombinim shumë të mirë lojtarësh, – thotë ai për mediat bavareze, – të rinj si Musiala, Adejemi apo Virc i kanë dhënë freski ekipit, ndërsa ata do të jenë në krah të veteranëve si Rojs (nëse ia del), Tomas Myler dhe Manuel Nojer”. Ridëli thotë se “unë mendoj se mund të ndodhë edhe e mira, edhe e keqja, ekipi lehtësisht mund të arrijë në finale, por edhe mund të eliminohet shpejt”.

Sfidanti.al