Një epokë drejt fundit tek Barcelona, largohet edhe Buskets!

Me ikjen e “regjisorit” do të zhdukej një nga legjendat fare të pakta të mbetura nga ekipi origjinal i Pep Guardiolës që themeloi “Tiki Takën” në 2008. Sergio Buskets është me “një këmbë e gjysmë” jashtë Barcelonës, sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, dhe lajmi është vërtet i madh. Ndoshta, jo aq sa ai i ikjes së Lionel Mesit, apo edhe të Andres Iniestës dhe Ksavi Hernandezit (që tani është në stol), por gjithsesi jehona është e madhe. Barcelona nuk do të jetë më ajo që ishte, pa Busketsin, heroin e heshtur që krijonte ekuilibrat e ekipit. Në skuadrën e Ksavit do të mbetej vetëm Gerard Pike, por qendërmbrojtësi nuk po luan siç po bën mesfushori. Klubi ka menduar për zëvendësuesin dhe në listë janë favoritët Neves dhe Zubimendi.

Sfidanti.al