Shpërthimi i Nejmarit tregon se çfarë lufte do të ketë Galtie me “tre musketierët”!

Në Francë thonë se trajneri i Paris SG ka bërë gati një plan sipas të cilit duhet të bëjë rotacion të treshes së sulmit, për të mos pasur më shumë se dy prej tyre në fushë sidomos në ndeshjet më të forta të sezonit. Eliminimi i vitit të kaluar në Champions nga Reali është diçka që Kristof Galtie nuk e heq nga mendja, ndaj i duhet një mesfushë e fortë, e për këtë duhet të sakrifikojë herë njërin yll e herë tjetrin. Për momentin, i vetmi që po e “pëson” është Nejmari që është zëvendësuar në të 4 ndeshjet e fundit. Nuk ishte habi që braziliani shpërtheu me zemërim dhe pakënaqësi, ndonëse Galtie u përpoq të minimizonte gjithçka. “Sjellja e Nejmarit është e panjollë”, – tha ai. Gjithsesi, ose trajneri nuk po arrin të ulë në stol Mesin apo Mbapenë, ose ka ndërmend ta bëjë më vonë, por gjithsesi shpërthimi i Nejmarit është paralajmërimi i luftës që ai mund të ketë me “tre musketierët” e PSG-së.

Sfidanti.al