Synon Valverden e Realit? Liverpuli më leht me “djalin e mrekullive”, Zhoao Gomesh!

Verën e kaluar hodhën në tryezë 100 milionë euro për mesfushorin e Madridit, duke u refuzuar. Lajmet janë që Liverpuli sërish do ta provojë vetën e ardhshme (apo edhe në janar) që të marrë Federiko Valverden, ndonëse vështirë që Reali të bëjë atë veprim që bëri me Kasemiron që pranoi të shkonte tek Mançester Junajtidi. Nuk do të mjaftojnë as 100 apo 150 milionë euro, ndërsa Jurgen Klopi shumë më lehtë mund të marrë një mesfushor nga Brazili, Zhoao Gomeshin. Futbollisti 21-vjeçar cilësohet “djalë i mrekullive” apo “djali ëndërr” dhe ka luajtur 100 ndeshje në kampionatin brazilian, ndonëse shpreh dëshirën për të qenë në Champions, në Europë. “Liverpuli ëshë një ekip për të cilin do të luaja me vrap”, – thotë ylli i Flamengos.

Sfidanti.al