Lojën në derbi e bëri Atletiko, por “vallëzimin” e bëri Reali!

Rodrigo shënoi golin e parë dhe kërceu pranë vijës anësore së bashku me Vinisiusin, duke sfiduar paralajmërimet e Kokes së vendasve që të mos e bënte. Gjithsesi, tifozët vendas nuk ua lanë mangut duke hedhur objekte të forta në fushë. Ishte pikërisht braziliani që realizoi për 1-0 në 18’ dhe Fede Valverde që vulosi për 2-0 jashtë fushe në 36’, ndërsa Reali fitoi derbin në stadiumin e Atletikos. Ekipi I trajnerit Diego Pablo Simeone po bënte më shumë lojën në “Uanda Mertopolitano”, por “merengesit” e Karlo Ançelotit bënë “vallëzimin” duke shfrytëzuar gjithçka kishin, qetësinë e injektuar nga italiani, klasin e pamasë të disa yjeve, përvojën e madhe gjithashtu. Me këtë sukses, Reali mban ritmin e pandalshëm të fillimit të sezonit në La Ligë, me 6 fitore në 6 ndeshje dhe 18 pikë, 2 më shumë sesa Barcelona.

Sfidanti.al