Futbollisti i shkëlqyer gjerman është në dyshim të madh. Kapiteni i Dortmundit pësoi një dëmtim që u duk serioz në derbin me Shalken në Bundesligë, duke u nxjerrë nga fusha me barrel, ndërsa problemi është në kavilje. Rojsi ka qenë vazhdimisht një lojtar tepër elegant, shumë i talentuar, por edhe mjaft i thyeshëm dhe dëmtimet i ka pasur të shumta. Kur duhen edhe 2 muaj deri në Botëror, sulmuesi nuk është i sigurt nëse do t’ia dalë mbanë. Një shqetësim më shumë për trajnerin e Gjermanisë, Hansi Flik, që ka nevojë për të gjithë potencialin e mundshëm që të sfidojë rivalët si Brazili, Argjentina, Franca, Spanja apo Anglia dhe të fitojë titullin botëror në Katar.
Sfidanti.al