Në të vërtetë, në vendin e “gjelave” nuk cilësohet një “derbi”, pasi këtë epitet e meriton një Olimpik Marsejë-Paris Sen Zhermen, por gjithsesi është një duel i fortë. Olimpiku i Lionit pret në orën 20:45 Paris SG, dhe gjithë vendi i madh europian është duke mbajtur frymën. Në renditje ka një diferencë, kjo është e vërtetë, pasi PSG ka 19 pikë dhe Lioni 13, por gjithsesi nëse vendasit do të fitonin gjithçka do të ishte e hapur. Për më tepër, Marseja ka po aq pikë sa kampionët, 19. Skuadrës së trajnerit Bosh i mungojnë lojtarë si mbrojtësi Zherom Boateng dhe portieri Julian Polersbek, por të tjerët i ka të gatshëm. Tek PSG-ja shqetëson dëmtimi i Kimpembes që mungon 6 javë, dhe po ashtu mungesë është Renato Sançez. Në krahë, trajneri Galtie mund të hedhë në fushë Hakimin dhe Bernatin, që pushuan në mesjavë, ndërsa treshja e sulmit duhet të jetë ajo e përhershmja, Mesi-Nejmar-Mbape.
Sfidanti.al