Arbitri serb përjashtohet përjetë, përdori për VAR-in … celularin e një tifozi!

Vërtet që kjo nuk kishte ndodhur kurrë, të paktën kështu mendohet. Arbitri serb, Stefan Lazoviç, u përjashtua për jetë nga profesioni sepse autoritetet përkatëse në Serbi e gjykuan të pafalshme atë që ai kishte bërë. Lazoviçi përdori celularin e një tifozi për të përcaktuar nëse goli i shënuar në një ndeshje të futbollit të ligave të ulëta ishte apo jo pozicion jashtë loje. Me ndihmën e telefonit kuptoi se goli ishte i rregullt. Gjithsesi, në krah të Lazoviçit kanë dalë disa personalitete të futbollit serb si ish-lojtari i Man. Junajtidit (sot tek Roma), Nemanja Matiç, të cilët kërkojnë që ai të kthehet në detyrë.

Sfidanti.al