Klopi: Jam mësuar me troditje të tilla nga Liverpuli im!

Kur ishte tek Dortmundi, flokët ishin biondë dhe “çehrja” mjaft më e re. Kanë kaluar vitet dhe sidomos periudha e gjatë në “Anfild” ka ndikuar në pamjen e jashtme (të thinjur) të Jurgen Klopit, dhe në lodhjen mendore. Gjermani mbetet trajner i madh, por rraskapitja është e dukshme, ndërsa Liverpuli i tij vazhdon ta bëjë “me zemër”, siç ndodhi ndaj Ajaksit në Champions ku fitoi në minutën e 89-të. “Jam mësuar tashmë, – thotë Klopi, – fitorja ishte tipike për situatën tonë. Një fitore shumë e rëndësishme. Kushdo mund të shohë që ne e kuptuam se duhet të ndryshonim mënyrën sesi do ta luanim ndeshjen. Djemtë ia dolën mbanë. Ne luajtëm futboll shumë të mirë ndaj një kundërshtari të fortë dhe luftarak. Duhej të kishim shënuar më shumë gola”. Më tej, gjermani shtoi se “nuk e di nëse goli erdhi në sulmin e tyre të parë apo jo, por ata nuk sulmuan dot shumë, veçse goli i tyre ishte i shkëlqyer”. Jurgen Klopi thotë se të kuqtë kanë ende detyrë të rregullojnë disa gjëra në lojën e tyre.

Sfidanti.al