Ka dalë me fitim në një sezon që pritej të ishte i vështirë nga ana financiare. Në 2021-2022 ndoshta nuk ishte e njëjta gjë si në 2020-2021, por gjithsesi pasojat e pandemisë së Kovidit vazhduan, por nuk ndikuan njësoj tek të gjithë. Reali i Madridit e tregoi veten se është një nga klubet më mirë të drejtuar në botë, dhe ja ku doli njoftimi nga “Bernabeu” se ai sezon përfundoi me fitim prej 13 milionë eurosh. Pra shpenzimet ishin më të vogla sesa të ardhurat. Vlera e të ardhurave u rrit me 10 për qind, dhe vlera e klubit arriti në 546 milionë euro, një rritje me 20 milionë euro. Më goditës fakti se Reali ka fonde të lira për të shpenzuar prej 425 milionë eurosh, nëse do të donte të bënte “harxhe”.
Sfidanti.al