Holandezi e pranon se loja e tij dhe e ekipit nuk ka qenë ajo e duhura. Fitorja ndaj Ajaksit ndihmoi shumë, sidomos në aspektin psikologjik, ndërsa pati një “fshikullimë” për ish-profesionistët e futbollit që tani janë kthyer në opinionistë. “Ishte shumë e rëndësishme që të tregonin një reaksion pozitiv, – tha qendërmbrojtësi që ka luajtur si kapiten i Liverpulit, – nuk është e lehtë që të ndryshohet gjithçka me shpejtësi, por është hapi në drejtimin e duhur. Ishte e rëndësishme që të shkonim me fitore në ndërprerjen e sezonit. Në të vërtetë, ne nuk po dëgjojmë aspak se çfarë thotë bota. Shumë ish-lojtarë e dinë se çfarë po provojmë ne, dhe kanë thënë shumë gjëra për të na dëmtuar. Gjithsesi, e dimë se ndeshja e kaluar (ndaj Napolit) ishte shumë e keqe, dhe tani ne hodhëm hap në drejtimin e duhur”.
Sfidanti.al