Rivaliteti vdekësor Sëlltik-Rejnxhërs? Mjafton të krahasosh sjelljen për Mbretëreshën!

Janë dy klube të një qyteti dhe të një vendi, edhe pse nuk ka arritur dot për mbi 300 vjet të jetë një shtet më vete. Sëlltiku dhe Gllazgou Rejnxhërsi janë skuadrat më të mëdha të Skocisë dhe rivaliteti mes tyre njihet si njëri prej më të ashpërve dhe të tmerrshmëve në botë. Përse? Ndoshta na ndihmon për të kuptuar më mirë mënyra sesi e kanë përjetuar dy klubet, apo më mirë dy palët e tifozëve, vdekjen e Mbretëreshës Elizabeta II.

“Rojtarët” apo “Policët” e Gllazgout jo më kot quhen kështu, pasi afrohen me linjën zyrtare britanike, ndaj edhe Rejnxhërsi e nderoi thellësisë kujtimin e Madhërisë së Saj përpara ndeshjes ndaj Napolit duke vënë për t’u ekzekutuar himni.  Nga ana tjetër, tifozët e Sëlltikut u tallën rëndshëm me vdekjen e monarkes në stadiumin ku luajtën ndaj Shahtarit të Donjeckut të Ukrainës. Ata lëshuan sharje ndaj Elizabetës së ndjerë dhe patën banderola kundër monarkisë. Organizatorët e ndeshjes vendosën që të mos kishte minutë heshtjeje duke e ditur mirë sesi do të silleshin tifozët e Sëlltikut.

Sfidanti.al