Milani e refuzoi ofertën e Çelsit, por a dëshiron Leao të mbetet “kuqezi”!

Një specialist po flet dhe duhet dëgjuar. Paolo Maldini ka fituar 5 herë Championsin, dhe vetëm Fransisko Gento (Hento) ia ka dalë më shumë se ai, ndërsa drejtori sportiv i Milanit flet pikërisht për Ligën e Kampionëve. Çfarë mund të bëjë ekipi i Piolit këtë vit? “Ndoshta nuk jemi gati për të arritur në finalen e Championsit që këtë sezon, – thotë ish-kapiteni, – por, e kemi për detyrë që të ëndërrojmë. Objektivat ndryshojnë, ndërsa të ardhurat po rriten. Jemi më të fortë këtë vit”. Duke folur për Rafael Leaon, Maldini thotë se “dëshira jonë është që ai të rinovojë, dhe për këtë hodhëm poshtë ofertën e Çelsit, por gjithçka varet nga vullneti i lojtarit”. A do të thotë portugezi që të vazhdojë tek Milani?!

Sfidanti.al