Duam-s’duam, kthehemi tek fjalët e Antonio Kasanos që e kritikoi Juventusin duke thënë se “Zonja e Vjetër” nuk luan futboll. Ish-ylli i Romës dhe i Realit e krahasoi me ndonjë skuadër amatore që mendon për rezultatin dhe aspak për të kënaqur tifozët. Kritikat për futbollin e Alegrit kanë qenë të shumta, ndërsa “La Gazeta delo Sport” shkruan se rek rekordmenët e titujve ekziston një çështje “Vlahoviç”. Sulmuesi serb, për të cilin u paguan 70 milionë euro tek Fiorentina (dhe që do të jepen edhe disa miliona të tjera) nuk është thuajse aspak i angazhuar në lojë. Statistikat thonë se Vlahoviçi ka vetëm një gjuajtje çdo 132 minuta, ndërsa tani i janë hequr edhe gjuajtjet e penalltive, të paktën me atë që u pa ndaj Salernitanës, kur ekzekutuesi ishte Bonuçi.
Sfidanti.al