Barcelona fiton 4-0 në Kadis, por Plani B i Ksavit nuk funksionoi!

U desh të afrohej ndeshja  “e tmerrshme” në Champions ndaj Bajernit që trajneri katalanas të mësonte të vërtetën. Barcelona është vërtet një skuadër e madhe, por nëse bëhet një rotacion i rëndësishëm, atëherë nuk është e njëjta gjë. Ksavi Hernandez e provoi në Kadis, duke lënë në stol Pedrin, Levandovskin, Erik Garsinë apo Dembelenë, dhe pjesa e parë ishte për t’u harruar. Nuk po flasim për epërsinë territoriale, dominimin në gjuajtje dhe në pasime, por për shënimin e golave, edhe pse avantazhi u gjet kur nuk kishin nisur ndryshimet. Golat u shënuan nga Frenki De Jongu në 55’, Robert Levandovski në 65’, Ansu Fati në 86’ dhe Usman Dembele në minutën e dytë shtesë. Barça ka 13 pikë, me 4 fitore e një barazim, dhe me golaverazhin e shkëlqyer 15-1, por Reali sërish mund të dalë në krye të La Ligës nëse fiton ndeshjen e tij.

Barcelona (4-3-3): Ter Shtegen, Bejerin, Arauho, Pike, Balde (Markos Alonso 78’), De Jong, Buskets, Gavi (Pedri 57’), Rafinja (Ansu Fati 72’), Depai (Levandovski 57’), Torres (Dembele 57’).

Sfidanti.al