Nuk ka vendosur ende rekorde, por mund të jetë duke shkuar drejt tyre. Quhet Iga Shviontek, vjen nga Polonia dhe profesioni isaj është teniste. Në moshën 21-vjeçare ajo ka tashmë 3 Grand Sleme, dhe pasi triumfoi dy herë në “Rolan Garosin” e Parisit, ia doli mbrëmjen e fundit në finalen e US Openit kundër tunizianes Ons Zhaber. Ajo është numri 1 në botë. Polakja fitoi në 1 orë e 52 minuta, në një finale të fortë në setin e dytë, por aspak në të parin që ajo e mori për 30 minuta. Setet ishin 2-0 dhe 6-2 e 7-6. Në Paris fitoi në 2020, duke u bërë më e reja që nga Nadali (2005) që ia del, dhe femra më e re që nga Sharapova (2004). Për momentin, imbetet të fitojë në Australian Open ku ka arritur në gjysmëfinale këtë vit, dhe në Uimbëlldon ku në 2021 arriti në raundin e katërt. Nuk dihet nëse kampionia polake do të ketë vazhdimësinë për të fituar aq shumë tituj sa legjendat Margaret Kërt, Serena Uilliams, Stefi Graf, Martina Navratilova apo Kris Evert.
Sfidanti.al