“Maradona nga Gjeorgjia” që ka “pushtuar” Napolin dhe Serinë A

Ka shtatlartësi më të madhe sesa idhulli i madh i futbollit, ndërsa po shkëlqen si pak të tjerë në Itali. Kuiça Kuaratskelia, ylli i ri i Gjeorgjisë dhe i Napolit, duket se ka mbërritur në Serinë A në momentin e duhur, sepse ka arritur kulmin e formës së deritanishme. Sulmuesi 21-vjeçar ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje në kampionat, edhe duke luajtur 300 dhe jo 450 minuta të plota. Një ndryshim i rëndësishëm në krahasim me kohën kur ishte tek Rubinji i Kazanjit në Premier Ligën e Rusisë, ku shënoi 2 gola e shërbeu 4 asistë në 19 ndeshje. Kuaratskelia po cilësohet “Maradona i Gjeorgjisë” për aftësinë e tij të lartë teknike, ndonëse është 183 centimetra i gjatë dhe jo 166 cm sa ishte superylli argjentinas. Për Napolin, kjo është sikur t’i ketë rënë “llotaria”.

Sfidanti.al