Pep Guardiola i lumtur që ka Halandin: Shpresoj të shënojë ndaj Totenhemit!

Mbapeja ka lënë pas rekordin e Mesit, ndërsa ai ka lënë pas pikërisht rekordin e Mbapesë. Halandi nuk mbeti prapa francezit, ndërsa Siti bëri çfarë deshi në fushën e Seviljes. Gjigandi norvegjez realizoi dy nga rrjetat në fitoren 4-0, dhe theu rekordin në Champions që e mbante pikërisht Mbape. Arriti në 25 rrjeta në moshë pak më të re, 22 vjeç e 47 ditë, ndërsa francezi ia kishte dalë vetëm 33 ditë më i madh. Trajneri i Sitit, Guardiola, është i lumtur që e ka.  “Mendoj se statistikat e karrierës së tij flasin vetë, – thotë Pepi, – ai vazhdon po njësoj. Ai ka një nuhatje të jashtëzakonshme për golin. Madje, mund të shënonte edhe më shumë. Ai do të bëhet edhe më i mirë për ne, kur të përshtatet edhe më shumë me skemën tonë. Shpresoj të vazhdojë kështu, madje që në ndeshjen e të shtunës në Premier ndaj Totenhemit”.

Sfidanti.al