Mbape pas golave ndaj Juventusit: Shijoj çdo moment tek PSG-ja!

Futbolli është si një galaksi, por dy janë yjet që po shkëlqejnë më shumë. Kilian Mbape dhe Erling Haland po bëjnë ligjin në Europë me golat e tyre, siç e treguan edhe në mbrëmjen e fundit të Championsit. Francezi dhe norvegjezi realizuan nga dy herë, përkatësisht për Paris SG dhe Mançester Sitin. Mbape ia doli në fitoren 2-1 të PSG-së ndaj Juventusit në “Parkun e Princave”, sidomos pas kombinimit me Nejmarin duke qetësuar tifozët që frigoheshin për një konflikt të dy egove të mëdha. Në fund, francezët nuk e patën aq të lehët ndaj italianëve, pavarësisht kampionit të botës. “Jemi të lumtur, – tha sulmuesi, – por mendoj se mund ta kishim bërë ndeshjen më të lehtë për vete dhe të kishim bërë më shumë në pjesën e dytë. Gjithsesi, mendoj se i bëmë drejt gjërat e duhura dhe madje se luajtëm mirë. Po shijoj çdo minutë dhe jam i lumtur që dalim fitues nga kjo atmosferë fantastike”.

Sfidanti.al