Mbrëmje e keqe për disa nga emrat e mëdhenj të futbollit europian. Liverpuli, nënkampion i Championsit në fuqi, u dërrmua 1-4 në stadiumin “Maradona” ndaj Napolit, i cili fillimin e sezonit vazhdimisht e ka të shkëlqyer. Polaku Zielinski shënoi 2 gola, Anguisa e Simeone shënuan nga një tjetër, ndërsa Luis Diaz vetëm shkurtoi shifrat nga 0-4 në 1-4. Një turp për ekipin e trajnerit Jurgen Klop, por duket se këto janë gjëra që ndodhin. A nuk u mund 0-4 Man. Junajtidi nga Brentfordi në Premier Ligë, apo Roma e Murinjos 0-4 nga Udineze në Serinë A?
Interi gjithashtu ishte krejt pa shpresë përballë një superfuqie si Bajerni. Në “San Siro” gjermanët fitojnë gjithmonë ndaj zikaltërve, dhe këtyre të fundit u mbetet shpresa se ndoshta sipas traditës mund të fitojnë në Mynih. Leroi Sane dhe D’Ambrozio (autogol) e dërguan topin në rrjetë. Barcelona e tregoi veten sërish se është shumë e fortë këtë edicion. Me 3 gola të Robert Levandovskit, katalanasit e trajnerit Ksavi Hernandez triumfuan 5-1 në “Spotifaj Kamp Nou” ndaj Viktorias së Plzenit nga Çekia, ndonëse forca e vërtetë e Barçës do të duket përballë Bajernit dhe Interit. E papritur fitorja 3-0 e Sportingut të Lisbonës në Gjermani ndaj Frankfurtit.
Rezultatet
Grupi A: Ajaks-Rejnxhërs 4-0, Napoli-Liverpul 4-1. Renditja: Ajaksi 3 pikë, Napoli 3, Liverpuli 0, Rejnxhëersi 0.
Grupi B: Atletiko Madrid-Porto 2-1, Klub Bryzh-Leverkusen 1-0. Renditja: Atletiko 3 pikë, Klub Bryzh 3, Porto 0, Leverkusen 0.
Grupi C: Barcelona-Viktoria Plzen 5-1, Inter-Bajern 0-2. Renditja: Barcelona 3 pikë, Bajerni 3, Interi 0, Viktoria Plzen 0.
Grupi D: Ajntraht Frankfurt-Sporting Lisbonë 0-3, Totenhem-Marsejë 2-0. Renditja: Sporting 3 pikë, Totenhem 3, Marsejë 0, Frankfurt 0.
Sfidanti.al