Për gati 15 vjet futbolli ka qenë çështje e dy yjeve tashmë të vjetër. Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo dalë nga dalë po dalin nga skena, ndonëse argjentinasi vazhdon të shkëlqejë, ndërsa dueli bashkëkohor është ai mes Kilian Mbapesë dhe Erling Halandit. Televizioni ESPN informon se ylli i Sitit ka tani 21 ndeshje dhe 25 gola në Champions, duke kaluar një rekord të atij të Paris SG, sepse këta gola i arriti në moshë më të re sesa Mbapeja. Norvegjezi e arriti në 22 vjeç e 47 ditë, ndërsa francezi ia kishte dalë në moshën 22 vjeç e 80 ditë. Pra, “ia mori në kthesë” për vetëm 33 ditë! Për Mançester Sitin ka arritur tashmë në 12 gola në vetëm 8 ndeshje (Premier+Champions), ndërsa në karrierë është në nivelin e 167 rrjetave në 208 ndeshje! Mbapeja ka efikasitet më të vogël kur vjen puna tek raporti ndeshje/gola.
Sfidanti.al