Çdo të thotë shkarkimi i Tuhelit për të ardhmen e Brojës tek Çelsi?!

Ky moment vendosi ndeshjen dhe fatin e stolit. Çelsi u mund 0-1 në Zagreb ndaj Dinamo vendase, në atë që u cilësua si e papritura më e madhe e Championsit, dhe këtë e pagoi trajneri Tomas Tuhel. Pas paraqitjes së dobët të radhës, pronari Tod Boehli nuk pati më durim dhe e shkarkoi teknikun. U duk se miliarderi amerikan pati të drejtë, sepse gjermani u duk i dorëzuar në intervistën pas disfatës në Kroaci. “Unë jam i zemëruar së pari me veten time, gjithçka po shkon keq, – tha ai, – Paraqitja jonë ishte nën nivel, ndodhi përsëri si përherë. Pësuam golin shumë lehtë dhe pas atij momenti vuajtëm duke humbur ndeshjen”.

Ndërsa, Tuhel largohet pyetja që bëhet nga tifozët shqiptarë është se çdo të ndodhë me Armando Brojën? Sulmuesi kuqezi bëri debutimin në Champions duke zëvendësuar Obamejangun, ndonëse nuk mundi të linte shenjë apo të ndikonte në ndryshimin e rezultatit. Tuheli ishte njeriu që i besoi Brojës dhe e mbajti tek Çelsi, por nga ana tjetër, edhe e aktivizoi pak, duke shkaktuar kritika të tifozëve dhe dyshime tek mediat. Nuk dihet nëse trajneri i ardhshëm, që mund të jetë Poter ose Poçetino, mund ta aktivizojë më shumë shqiptarin, apo të mos ta ketë të preferuar.

Sfidanti.al