Kampionët e kontinentit në fuqi nuk është se po shkëlqenin këto kohë, dhe ishin mundur nga Bosnjë-Hercegovina në ndeshjen e mëparshme në grup, si dhe ishin mundur nga Gjermania në ndeshjet kualifikuese për në kampionatin botëror. Gjithsesi, ylli kryesor i Sllovenisë, Luka Donçiç, vendosi të thoshte “mjaft”. Supertalenti i NBA-së shënoi 36 pikë ndaj Gjermanisë duke bërë të heshtnin 18 000 tifozët në Arenën e Këlnit. Basketbollisti i Dallasit shtoi edhe 10 topa në tabela e 4 asiste duke qenë më i miri në ekipin e tij në çdo element dhe gjermanët vendas nuk gjetën dot një përgjigje për të. Situata në grupin B është shumë interesante, pasi Gjermania, Sllovenia, Franca e Bosnjë/Hercegovina kanë nga 3 fitore e 1 humbje, ndonëse me një Donçiç të tillë ballkanasit nuk ia kanë frikën kujt.
Sfidanti.al