Champions, parashikimet thonë “Bajerni”, por mos harroni Barcelonën e Realin!

Sezonin e kaluar, një Europë e tërë u tall me dy gjigandët spanjollë, ndërsa Liga e Kampionëve luhej e luhej. Barcelona ishte bërë gazi i kontinentit, ndërsa Reali i “gjyshit” Karleo Ançeloti jepej si një viktimë e paralajmëruar e Bajernit, PSG-së dhe skuadrave angleze. Nëse për Barçën gjithçka doli siç parashikohej, Reali ishte ai që qeshi i fundit, duke mundur radhazi PSG-në, Çelsin, Sitin e Liverpulin, e duke fituar Championsin. Parashikimet duket se nuk kanë nxjerrë mësime as këtë sezon, pasi Bajerni jepet numri 1 si pretendent, pra favorit, pastaj Siti, ndërsa Liverpuli sërish ka shanse më të mëdha sesa Reali. Këtyre njerëzve që “shikojnë fatin tek yjet” duhet t’u themi se jo vetëm Reali, por edhe Barcelona e Ksavit dhe Levandovskit nuk duhet nënvleftësuar, pasi nuk ishte favorite në 2006-ën apo në 2009-ën kur doli kampione e Europës.

Sfidanti.al