Atletiko po tallet me Grizmanin, por Barça nuk e hedh dot në gjyq

Është një fatkeqësi që një lojtar kaq i mirë, dhe që është përpara Kupës së Botës, të pësojë këtë fat dhe krejtësisht pa fat. Antuan Grizman nuk është fajtor për shkak të cilësive të tija futbollistike që nuk po arrin të luajë rregullisht për Atletikon e Madridit. Është një marrëveshje ligjore mes kryeqytetasve dhe Barcelonës që nëse francezi luan mesatarisht 45 minuta për ndeshje, atëherë katalanasit do të fitojnë 40 milionë euro. Meqë Atletiko nuk dëshiron t’i japë këto para, pasojat i vuan Grizmani. E qartë që sulmuesi nuk mund ta zgjidhë i vetëm këtë hall, por për këtë duhet një sindikatë e vërtetë futbolli që të mbrojë lojtarët. Gjithsesi, edhe dy klube të tillë si Atleti dhe Barça duhet ta gjejnë një akord në mënyrë që Grizmani të mund të bëjë atë që ka si profesion dhe që i pëlqen, të luajë!

Sfidanti.al