Profecia e Josës u bë realitet, Vllaznia “stabël” mposht Tiranën e transformuar!

Përpara ndeshjes, trajneri (tiranas) i shkodranëve deklaroi se “edhe herë tjetër kemi fituar në “Selman Stërmasi”, duke nënkuptuar se kështu mund të ndodhte përsëri. Fjalët e Mirel Josës dolën një profeci e vërtetë sepse Vllaznia triumfoi 2-1 në fushën e kampionëve, ndërsa Tirana pati një tjetër “pilulë” të hidhur pas barazimit në Kukës dhe eliminimit me 4 humbje nga Europa. Gjithsesi, nuk pati magji nga tekniku në fitoren e kuqebluve. Vllaznia ia doli sepse ka ruajtur më shumë grupin sesa ekipet e tjera, megjithë largimet e megjithë dëmtimin e Latifit. Po ashtu, afrimi i Malës është cilësor. Nga ana tjetër, Tirana nuk mund të shpresojë ndonjë gjë shumë të madhe duke pasur parasysh largimin e 50 për qind të ekipit, dhe sidomos të “hajmalisë” Taulant Seferi, lojtarit më të mirë të saj dhe të gjithë Superligë sezonin e kaluar. Disfata 1-2 ndoshta mund të lihet pas, por ta harrojë dominimin që i dha titullin.

Sfidanti.al