Në Spanjë thonë se situata tek Barça me Albën, Pikenë e Busketsin është bërë e rëndë!

Ky i fundit zakonisht luan dhe është lojtar i rëndësishëm. Sergio Buskets nuk duket se i ka zënë vendin kujt tek Barcelona, apo se “po e ha bukën kot”, por në “Spotifaj Kamp Nou” nuk po kalon kohë të mira. Mesfushori i shkëlqyer që balancon ekipin duket se ka mosmarrëveshje me drejtuesit për rrogën e lartë, apo edhe ndoshta për politikën e tyre për të rinovuar skuadrën. Më keq duket situata me Zhordi Albën, të cilin klubi deshi ta çonte tek Interi, por mbrojtësi nuk pranoi. Gerard Pike ndërkaq ka mbetur në stol, ashtu si Alba, dhe padyshim që pakënaqësia e tyre mund të ndikojë në atmosferën e ekipit.

Sfidanti.al