Premier Liga është “mbretëresha” thyen rekordin me mbi 2 miliardë paundë blerje!

Kjo do të thotë rreth 2.4 miliardë euro, dhe është një diferencë e jashtëzakonshmë me kampionatet e tjera. Pavarësisht se çfarë mund të bëjë La Liga spanjolle me Realin e Barcelonën, në Angli e tejkalojnë madje ndjeshëm. Të 20 klubet e Premier Ligës u forcuan këtë verë duke thyer rekordin e transferimeve që ishte vendosur në 2019 me 1.47 miliardë paundë stërlina në verë, e tani ka arritur në mbi 2 miliardë paundë stërlina. Klube si Çelsi, Man. Junajtidi, Njukasëlli madje edhe Notingem Forestit kanë mbajtur flamurin, ndonëse Liverpuli apo Man. Siti nuk kanë qenë prapa. Nuk dihet nëse kjo do të përkthehet në më shumë sukses në kupat europiane, sidomos në Champions. Goditjet e mëdha, ndonëse jo domosdoshmërisht më të shtrenjtat janë Halandi i Sitit (60 milionë euro) dhe Nunjez tek Liverpuli (100 milionë euro gjithsej).

Sfidanti.al