Pas fitores individuale, Serena humbi në dyshen me motrën Venus!

Një kapitull i karrierës u mbyll që tani, të paktën kështu besohet sipas asaj që ka thënë më herët. Serena Uilliams është ende në garë në US Open në konkurrimin individual të femrave, por është jashtë në garën e dysheve gjithashtu për vajza. Ajo doli në fushë në krah të motrës më të madhe, Venusit, dhe ato u mundën 0-2 me sete nga dyshja çeke, Luçie Hradecka e Linda Noskova. Kjo e fundit është vetëm 17 vjeç, ndërsa të dyja motrat Uilliams së bashku bëjnë 82! Serena është 40, ndërsa Venusi 42. Me gjasë, Serena i dha fund karrierës së saj të çifteve. Vajzat çeke fituan setet 7-6 (5) dhe 6-4.

Sfidanti.al