Ten Hag bashkohet me 100-milionëshin Antoni në “Old Traford”, çfarë buje do të bëjnë?!

Trajneri holandez e deshi me patjetër këtë lojtar ofensiv të krahut. Antoni pati kosto tepër të madhe për Mançester Junajtidin, plot 100 milionë euro, dhe kërshëria e mediave si dhe e tifozëve është e lartë. Çfarë mund të sjellë një futbollist i tillë, i cili ishte një nga transferimet më të shtrenjta në histori? Trajneri Ten Hag e cilëson lojtarin e duhur dhe padyshim që e njeh mirë, edhe vetë braziliani u shpreh se “po bashkohem me trajnerin e përsosur me plane dhe ambicie të jashtëzakonshme”. Antoni me gjasë do të jetë pjesë e ekipit që në ndeshjen e së dielës ndaj Arsenalit në kampionatin anglez.

Sfidanti.al