Pioli “nduk” Milanin: Patëm pak cilësi dhe shumë nxitim!

Trajneri nuk kërkoi të justifikohej, dhe një kampion nuk ka përse e bën. Stefano Pioli e di se është më e vështirë të mbash atë që ke fituar, ndonëse kërkon gjithmonë maksimumin nga skuadra e tij, diçka që nuk u arrit në stadiumin e Sasuolos. Përfundoi 0-0 sfida e javës së katërt të Serisë A, dhe tekniku kuqezi bëri disa kritika, por shprehu edhe një besim. “Që nga minuta e 70-të luajtëm sikur kishte vetëm 1 minutë deri në përfundim, – tha ai, – ne jemi Milani dhe duhet të tregojmë më shumë cilësi. Këtë herë treguam pak. Nuk patëm qartësi në lojë, sidomos në pjesën e dytë. Gjithsesi, jam i bindur se në derbi do të jetë ndryshe”.

Sfidanti.al