Red Bulli po e merr veten dhe tani duket se është në një garë me vetveten. Maks Verstapen e la me mbi 6 të dhjetat e sekondës prapa, pilotin më të shpejtë të Ferrarit, Karlos Sainzin, në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1. Kampioni i botës sikur u tall me rivalët, edhe pse ndryshimet në motor bënë që ai të zbritej në vendin e 15-të. i pari do të niset Sainzi, pra do të jetë në “pole position”, por gjithsesi Verstapenit pak punë do t’i prishë kjo sepse i vetmi rival që ka për titullin, Sharl Lëklerku, do të niset nga vendi i 16-të! Të mos harrojmë se kampioni i botës fitoi në Hungari duke qenë në vend të 10-të në nisje. “Është pak a shumë si Hungaria, – tha ai, – por, disi më prapa. Së pari duhet të mbijetoj në xhiron e parë dhe pastaj të kaloj disa makina”. Verstapen ka 80 pikë më shumë sesa Lëklerku në renditjen e Botërorit të F1.
Sfidanti.al