Në kampionatin anglez kanë 16 ndeshje që nuk humbasin, që nga disfata që i shkaktoi Totenhemi i Kontes, por gjithsesi Mançester Siti nuk është se ka bindur gjithmonë. Edhe ndaj Kristël Palasit, përtej fitores 4-2, u krijua përshtypja se kampionët nuk po “ndezin” siç duhet që në fillim, diçka që ngjau edhe ndaj Njukasëllit në barazimin 3-3. Trajneri Pep Guardiola nuk e fsheh shqetësimin dhe as kritikat. “Problemi ynë tani është se pësojmë shumë gola, – tha ai, – ne po vuajmë për të bërë gjërat bazike të futbollit. Ne fituam, por ishte një mësim i mirë. Ne po luajmë shumë me rrezikun dhe do të ketë ndeshje kur nuk do të mund ta përmbysim rezultatin. Rreziku është i madh. Premier Liga nuk do të na presë gjithmonë ne”.
Sfidanti.al