Pritjet-rekord të Zomerit (19) tregojnë se Bajerni është shumë i fortë!

Edhe pse publiku do vetëm fitore, sërish një paraqitje e tillë do të ketë kënaqur çdo skeptik. Bajerni pati një “monolog” në sfidën ndaj Gladbahut në Bundesligë në të cilën realizoi 33 gjuajtje drejt portës! Që do të thotë më shumë se 1 gjuajtje çdo 3 minuta. Plot 75 000 spektatorë ishin në “Alianc Arenë” dhe padyshim që patën drithërima dhe shtrëngime zemre, pra emocione të forta. Nga 33 gjuajtjet, 20 ishin në kuadrat dhe u desh gjuajtja e 25-të dhe e 15-ta në kuadrat, që portieri zviceran i Gladbahut, Jan Zomer, të thyhej nga Leroi Sane në 83’. Ai bëri 19 pritje, që është një rekord i ri për Bundesligën! Me gati 70 për qind mbajtje topi, Bajerni ishte shumë imponues ndonëse trajneri Julian Nagelsman la në stol Gnabrinë, Musialën dhe De Ligtin. Kjo tregon se ai ka shumë alternativa dhe se do të bëjë rotacion. Musiala gjithsesi hyri në lojë dhe shërbeu asistin për golin.

Sfidanti.al