Broja do ta mendojë sërish të ardhmen nëse vjen Obamejangu

Çelsi dhe Barcelona janë shumë më afër arritjes së një marrëveshjeje, dhe sulmuesi afrikan i përshëndeti me dorë tifozët në “Spotifaj Kamp Nou” pas miqësores ndaj Mançester Sitit. Nëse ish-kapiteni i Arsenalit kthehet në Londrës, tashmë si “blu”, kjo mund të ketë ndikim në të ardhmen e Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar ishte i dëmtuar herën e fundit dhe nuk luajti në humbjen 0-3 të Çelsit në Lids, ndërsa i është kërkuar nga trajneri Tuhel që të mos largohet, si dhe ka premtim se do të luajë. Gjithsesi, me Obamejangun gjërat mund të ndryshojnë sepse në ekip janë edhe Stërling dhe Pulishiç (që deri tani nuk është larguar). Besohet se nëse ikën nga “Stemford Brixhi”, Broja mund të shkojë tek Evertoni.

Sfidanti.al