“Mesi më shumë ndihmon Nejmarin e Mbapenë sesa mendon për vete”

Këto janë fjalët e një ish-lojtari të shquar të Jugosllavisë e të kampionatit francez, dhe ish-lojtar e trajner i Paris SG. Vahid Halilhoxhiç e ngriti në qiell Lionel Mesin pas fitores së fundit të PSG-së në Ligën e Parë, 7-1 në fushën e Lilës ish-kampione. “Mesi është si një shkollë e vjetër futbolli, – tha boshnjaku, – në pozicionin ku luan, ai më shumë mendon për të ndihmuar Nejmarin e Mbapenë sesa për të shënuar apo për të menduar për Topin e Artë. Kështu e pashë unë këtë ndeshje”.

Sfidanti.al