Katalanasit i janë vënë pas yllit portugez “me bukë në torbë”, por duket se “fishekët” u mungojnë. Barcelona ndoshta nuk i ka paratë për të blerë kartonin e Bernardo Silvës, edhe pse trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, në analizë të fundit e pranon se Bernardo Silva mund të largohet. “Nuk dua që ndonjë lojtar në ekip të jetë i mërzitur apo i pakënaqur”, – janë fjalët e teknikut katalanas që i hap derën portugezit për në “Spotifaj Kamp Nou”. Gjithsesi, Barcelona është keq financiarisht dhe nuk po regjistron dot mbrojtësin Zhyl Kunde të marrë nga Sevilja, e pra si mund të paguajë për Silvën? Qoftë 80 milionë euro që mendon Barça, qoftë 100 milionë euro që kërkon Siti janë shumë.
Sfidanti.al