Vajekano kërkon 20 milionë euro për kartonin e Ivan Balliut

Mund të largohet nga Rajo dhe të luajë në një skuadër më të madhe. Do të ishte ngjitje në karrierë për Ivan Balliun, të cilit po i shkojnë më në fund punët mirë në karrierë. Ndoshta më e vështira ishte të bindte Edi Rejën ta merrte dhe ta aktivizonte në kombëtare, ndërsa e ka pasur më të lehtë për të bindur trajnerin e Vajekanos, Iraolën, e po ashtu edhe Vijarrealin. Klubi spanjoll, që arriti sezonin e kaluar gjysmëfinalen e Championsit, mund të humbasë mbrojtësin Fojth për tek Barcelona, dhe ka piketuar Ivan Balliun si zëvendësuesin e tij. Gjithsesi, Rajo kërkon 20 milionë euro pas kontratës me mbrojtësin shqiptar vitin e kaluar.

Sfidanti.al